Bendevska: Ligji i ri do t’i mbyllë portalet e internetit

“Nuk kam dëshmi, por bindshëm them se kryetari aktual i Këshillit për Radiodifuzion, Zoran Trajçevski, do të jetë kryetari i ri i Agjencisë për mediume e cila do ta zëvendësojë Këshillin për Radiodifuzion, por edhe anëtarët e tij do të jenë të transferuar në agjencinë”, ka deklaruar deputetja e LSDM-së, Vesna Bendevska, për NovaTV.

Ajo për gjysmë ore do të alarmojë, siç tha, për nenin 23 që ka të bëjë me masat që do të merren ndaj mediumeve për jorespektimin e ligjit: vërejtje, shkelje, akuzë penale dhe fshyrje nga regjistri i cili është amendament i dorëzuar nga VMRO-DPMNE dhe i kaluar në debatin e komisionit.

Bendevska, në deklaratë për Nova, paralajmëron se ligji plotësisht do ta legalizojë censurimin dhe do të mundësoj mbyllje të mediumeve, e posaçërisht portaleve të internetit, si filtër i vetëm kritik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button