Plenumi i Profesorëve ministrit Ademi: Ne u morëm vesh që të përgatitet një ligj i ri për arsim

Plenumi i profesorëve ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të arsimit Abdilaqim Ademi se grupet e punës do të punojnë intensivisht në konceptin dhe tekstin e ligjit në tërësi dhe bashkërisht do të konkludojmë se nëse ka nevojë për miratim të ligjit të ri ose vetëm për ndryshime dhe plotësime të ligjit aktual.

Ne duam ta rikujtojmë ministrin Ademi se në takimin e 6 shkurtit të këtij viti ndërmjet kryeministrit Gruevski, përfaqësuesve të Qeverisë dhe përfaqësuesit e Plenumeve atë të Profesorëve dhe studentëve, është biseduar për miratimin e një ligji të ri për arsimin e lartë. e jo ndryshime dhe plotësime në ligjin aktual.

“Është për tu habitur fakti që ministri një javë pas takimit me grupin e punës do të bëjë ndryshim dhe plotësim të ligjit dhe nuk do të punohet për një ligj të ri në arsimin e lartë”, thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Ato shpresojnë që kjo të jetë një gabim i ministrit të arsimit Abdilaim Ademi, sepse në takimin në Qeveri u është premtuar diçka tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button