ARRITJA E VITIT NË ARTET E PERFORMUARA – MUZIKË SERIOZE

Fatos Lumani-Artet e performuaraFatos Lumani – Kompozitor, nominohet për punën e tij gjithëpërfshirëse gjatë vitit 2014 edhe si autor i veprave të reja të muzikës klasike por edhe autor të cilit i janë luajtur veprat nga orkestra të ndryshme. Si kompozitor, gjatë vitit 2014 ka kompozuar veprat “Kantata”, “Oratoriume” dhe të tjera.  Koncerti për piano dhe orkestër simfonike u luajt në hapjen solemne të Festivalit “Ditët e muzikës të Maqedonisë”, interpretuar nga Filharmonia e Maqedonisë. Veprat e tij janë luajtur edhe nga orkestra dhe artistë të tjerë kurse Fatos Lumani ka kompozuar edhe muzikë për film dhe teatër.

 

 

 

 

SHKELZEN BAFTIARIShkëlzen Baftiari –  Pianist,  nominohet për cilësinë e tij interpretuese dhe aktivitetin e dendur koncertal gjatë vitit 2014. Si pak pianistë, ai gjatë gjithë vitit ka arritur të zhvillojë shumë koncerte recitale por gjithashtu edhe koncerte të ndryshme kamertale. Një nga koncertet më të veçuara është ai me Filharmoninë e Maqedonisë. Ai veçohet për teknikën dhe emocionin që përcjell gjatë interpretimit për çka shpesh është vlerësuar shumë lartë.
 

 

JETON PUSTINAJeton Pustina – Dirigjent, nominohet për angazhimin e tij të konsiderueshëm për organizimin, zhvillimin dhe drejtimin e dhjetëra aktiviteteve artistike. Vetëm gjatë vitit 2014 ai ka qenë pjesë dhe ka menaxhua mbi 50 aktivitete kulturore.
Veçohet puna e tij si dirigjent në disa koncerte, sidomos ato të përpunimit të këngëve tradicionale shqiptare në forma dhe shprehje origjinale muzikore. Aktiviteti i tij përfshin edhe gjini të tjera muzikore apo dhe pjesë e organizimeve të rëndësishme si “Vera Kulturore e Tetovës” apo “Tetova feston Nëntorin”.

 

 

 

 

 

SIHANA BADIVUKUSihana Badivuku – Violiniste, nominohet për angazhimin e saj konstant gjatë vitit 2014, duke zhvilluar një koncerte recitale si brenda ashtu edhe jashtë Maqedonisë. Veçohen dy koncertet e saj në Shkup dhe Itali. Interpretimet e saj marrin vlerësime të larta, “dramë, patos, dhimbje, krenari, një artiste e cila plotësisht i jepet artit”, thuhet në një prej këtyre vlerësimeve.
Sihana Badivuku veç koncerteve recitale, ka qenë pjesë edhe projekteve të ndryshme të muzikës klasike si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button