Me diell dhe ftohtë me erë të dobët
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 14 deri në pesë, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në tetë gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri në minus gjashtë dhe ajo e ditës deri në katër gradë.
Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta edhe të premten. Në disa vende do të bien midis 10 dhe minus pesë, ndërsa nga e premtja temperaturat do të jenë në rritje graduale. Gjatë fundjavës në orët e mëngjesit nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët.