Gruevski realizon bisedë telefonike me Cipras

Kryeministri Nikolla Gruevski ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e ri grek Aleksis Cipras.

Në bisedën telefonike Gruevski kolegut të tij i dëshiroi sukses në punë dhe në përballjen me sfidat, me të cilat ballafaqohet Greqia.

Gruevski gjithashtu ka theksuar se dy vendet duhet të bëjnë përpjekje për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zgjidhjen e çështjeve të hapura, ndërtimin e atmosferës konstruktive në dy vendet dhe për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Back to top button