Mot i ftohtë dhe me reshje të borës

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë, me reshje të përkohshme të dobëta të borës, posaçërisht paradite. Do të fryejë erë e përkohshme e fuqishme veriore, e cila no disa momente do të tejkalojë 80 km/h.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej minus 7 deri 2 gradë, ndërsa e ditës prej minus 5 deri 3 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 1 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button