Fokus: “Bombat” do të nxjerrin në shesh biseda skandaloze

Javorja “Fokus”, ka sjellë detaje ekskluzive për “bombën” e cila nesër duhet të shpërthej, ashtu siç të premten u vendos në Këshillin Qendror të LSDM-së, të cilën gjë e njoftoi lideri i partisë Zoran Zaev.

Siç shkruan numri i ri i “Fokus”, pesë pjesëtarë të forcave të sigurimit në MPB, të angazhuar për ndjekjen e bisedave, kanë refuzuar të dëgjojnë më urdhrat e kreut të policisë. Ata kanë menduar se është tepruar me ndjekjen e komunikimeve dhe kanë qenë të brengosur për të ardhmen e shtetit. Një pjesë të bisedimeve të incizuara i kanë arkivuar, ndërsa ato biseda kanë arritur në duart e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Këta dokumente janë pjesë e “bombës” informative të Zaevit, në të cilat, sipas opozitës ka fakte për korrupsion, kriminalitet, falsifikim të zgjedhjeve, biseda skandaloze mes Jankullovskës, Stavrevskit dhe Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button