Sot takohen Gruevski dhe Zaevi

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot në orën 14 do të takohet me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, njofton Plusinfo. 

Jozyrtarisht, temë e bisedimeve do të jetë raporti i papublikuar i Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012. 

Gjatë ditës së shtunë kryeministri Gruevski kishte deklaruar se nëse brenda këtyre ditëve nuk gjendet asnjë zgjidhje, atëherë VMRO DPMNE do të mendojë “për hapa të rinj dhe strategji të reja, që do të jenë krejtësisht ndryshe nga ato të tanishmet”. 

Gruevski nuk sqaroi se për çfarë hapash dhe strategjish bëhet fjalë, por fajin për raportin e papubikuar të komisionit ad-hoc ia hodhi problemeve të brendshme, siç thotë ai në LSDM.  

Jozyrtarisht mësohet se raporti i Komisionit ka ngecur në çështjen nëse me largimin e deputetëve dhe të gazetarëve nga salla e Kuvendit është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë ose jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button