Arrestohet Fadil Arsllani në Gostivar
Policia mbrëmë e ka arrestuar Fadil Arsllani, të dyshuarin e parë në aksionin Çekani. Sipas informatave ende të pa verifikuara, Arsallani është arrestuar në Gostivar, transmeton Sitel.
Policia më 10 dhjetor në aksionin Çekani ka arrestuar gjithsej 15 persona ndërsa katër të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Arsllani, ishin në kërkim. Ata ngarkohen me veprën “fajde”, “shoqërim kriminal”, “gjobëvënie” dhe “pastrim parash”. Mes të arrestuarve janë edhe avokatë dhe përmbarues, të cilët kanë ndihmuar grupin kriminal për aspektet juridike të veprimtarisë.