QSHZM: Asnjë gazetar në botë nuk mban përgjegjësi nëse publikon korrupsion dhe kriminalitet të Qeverisë

Qendra për Zhvillim të mediave rikujton se gazetarët nuk janë përgjegjës për mënyrën se si burimet e tyre kanë marr të dhëna, duke përfshirë edhe të dhëna nga përgjime. Nga Qendra ftojnë gazetarët që gjatë raportimit për rastin “Puç” mos ta lënë anash edhe interesin publik.

Nga QZHM rikujtojnë se Gjykatat Evropiane për të drejta të njeriut i liron gazetarët nga përgjegjësia për publikimin e të dhënave personale dhe të fshehta si dhe informative, nëse gazetarët gjatë marrjes së informacionit nuk kanë shkelur ndonjë ligj apo të drejtë.

Në Deklaratën e Përbashkët të Raportuesve Special për lirinë e shprehjes pranë Kombeve të Bashkuara, thuhet se “Gazetarët nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për publikimin e fshehtësive apo informative të besueshme nëse ato personalisht nuk kanë bërë ndonjë shkelje të ligjit derisa kanë siguruar këto informacione”.

Lajme të ngjashme

Back to top button