Politikanë, apo ju zë gumi natën?!

Edhe unë kam qenë një prej atyre, që në vitin 1990 bashkë me familjen time, kemi emigruar në perëndim! Por atëherë ka qenë ndryshe, sepse iknim nga regjimi serb! Kurse ikjet masive të sotshme, janë shumë më të dhimbshme, sepse për pesëmbëdhjetë vite rresht, kjo klasë politike e vodhi, plaçkiti dhe shkatërroi këtë popull, duke ia shuar shpresat dhe duke mos i lënë perspektivë që në vendin e tij të mund të jetojë dhe të punojë!

Falë debilave, analfabetëve, batakçinjëve, idiotëve dhe grykësve të politikës, që shkatërruan dhe vodhën gjithçka, për pesëmbëdhjet vite falimentoi shteti i Kosovës!
Jo vetëm popullata e papunë dhe e pashpresë po e lëshojnë me të madhe Kosovën, por edhe bizneset e mëdha të Kosovës! E kur të ikin bizneset vendase dhe shkojnë në shtetet fqinje për të investuar, mos të mbajmë shpresë që do vijnë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë! Kjo është Kosova, ”storie e suksesit”! E kjo klasë politike, por edhe shoqëria civile po sillet sikur s’po ndodh asgjë! Njerëzit me të madhe po ikin, e ata vazhdojnë të bëjnë sehir!
Por kam edhe një pyetje: Ju që keni përgjegjësi për këtë popull, dhe duke e parë se të rinjtë po ikin dhe Kosova po zbrazet dita-ditës, a është duke ju zërë gjumi natën ?!

Politikanë, nëse nuk reflektoni sa më shpejt, Kosova brenda disa muajve do t’i ngjaj një shteti fantazmë, pa popull!

Lajme të ngjashme

Back to top button