Sirianët ikin në Turqi

Sirianët e larguar nga vendi i tyre me frikën e dhunës dhe të armëve kimike, janë duke hyrë në Turqi nga portat kufitare.

Numri i sirianëve të larguar nga mizoria e Esadit dhe që janë strehuar nëpër kampe është më shumë se gjysmë milionë.

Avionët e forcave të Esadit, kanë bombarduar fshatin Telabjad që gjendet në afërsi të nënprefekturës Akçakale të Shanllëurfës.

Pas sulmit me qindra sirianë kanë kaluar kufirin dhe kanë ardhur në Turqi.

Pamje të ngjashme u panë edhe në qytetin Gaziantep.

Numri i sirianëve që kanë braktisur vendin e tyre dhe janë strehuar në Turqi është më shumë se 200 mijë dhe ata jetojnë nëpër 21 qendra strehimi në 10 qytete të Turqisë.

Kurse numri i sirianëve që jetojnë jashtë kampeve është rreth 300 mijë…

Nga ana tjetër në Siri, bëhet e ditur se në rajonin Rasulajn që ndodhet përballë nënprefekturës Xhejlanpënar të Shanllëurfës, mes PYD-së, zgjatimit të organizatës terroriste në Siri dhe Al Nusrasë janë përjetuar konflikte të përgjakshme

Lajme të ngjashme

Back to top button