Grekët ? pranojnë emrin “Sllavo-Albanian upper Republic of Macedonia”

Zv/ kryeministri grek Evangellos Venizellos në takimin e ndërmjetësin Nimetz pas refuzimit të propozimit Republika e Epërme e Maqedonisë ka theksuar se për Greqinë opsioni më i pranueshëm për zgjidhjen e kontestit të emrit kishte me qenë “Sllavo-Albanian upper Republic of Macedonia” ose në përkthim shqip “E epërmja Republikë e Maqedonisë sllavo-shqiptare”, transmeton Alsat-M.

Grekët insistojnë që prapashtesa e epërme të qëndroj para fjalës Republikë. Jo-zyrtarisht, këtë qëndrim Venizellos ja ka bërë të qartë edhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili qëndroi për një vizitë në Athinë në fillim të këtij muaji.

Sot në ora 17:45 Nimetz i cili qëndron në Maqedoni, do të takohet me presidentin e shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Shkup.

Mediat greke shkruajnë se provokimi i radhës ndaj Greqisë nga kryeministri Gruevski është emërtimi i shkollës “Aleksandar Makedonski” në lagjen Aerodrom të Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button