Maqedonia e mbylli kufirin me Kosovën
Situata mes Kosovës e Maqedonisë sa vjen e perkeqësohet. Indeksonline mëson se autoritetet e Maqedonisë kanë bllokuar të gjitha pikat kufitare me Kosovën dhe nuk po lënë kosovarët që të kthehen në vendin e tyre.
Ende nuk dihet se kush e urdhëroi policinë t’i bllokojë kufijtë.
Disa persona, me kamionët e tyre kanë bllokuar sonte kufirin Maqedoni-Kosovë, në shenjë revole ndaj embargos së mallrave. Burimet e Indeksonline kanë thënë se, rruga është bllokuar në pjesen e Maqedonisë nga disa biznesmen për arsyeje se mallrat e tyre nuk kanë mundur të hyjnë në Kosovë.
Gjithashtu kanë mbetur shumë qytetarë të Kosovës rrugës duke pritur lirimin e magjistralës dhe hapjen e kufirit.
Pas kësaj që ndodhi, Maqedonia po mendon vendosjen e vizave ndaj banorëve të Kosovës. /Portalb