“Lufta për Ajër”, reportazh i inspiruar nga qielli i mbuluar me grimcat kancerogjene (Video)

“Lufta për Ajër”,  është titulli i një reportazhi televiziv në KTV inspiruar nga ndotja e madhe e ajrit në qytetin e Tetovës dhe rrethinë.

Duke sjellë në fokus oxhaqet e ndotësit më të madh Jugohromit që venit kaltërsinë e qiellit  dhe vargun e veturave në rrugët e qytetit, autori i telereportazhit nëpërmjet rrëfimit të qytetarëve sjell pasojat që shkakton ajri i ndotur  20 herë më shumë se normat e lejuara ndaj shëndetit të qytetarëve!

Telereportazhi zbulon një fakt rrënqethës që më së paku do të ishte karakteristik për qytetin rrëzë Malit Shar. Rrëfimi  i qytetarëve dhe i të dhënave të mjekëve tregojnë për dyfishimin e numrit të të sëmurëve nga kanceri në mushkëri. Video e reportazhit të plotë për ndotjen e ajrit:

Lajme të ngjashme

Back to top button