Sllovenët: Sa shumë vuajtje me Shqipërinë

Janë të ndërgjegjshëm se nuk kanë bërë një nga ndeshjet e tyre më të mira të kohëve të fundit, kjo edhe se sipas tyre Shqipëria rezultoi më e fortë nga çfarë ishte parashikuar. Gjithsesi, lojtarët e Sllovenisë theksojnë se e rëndësishme ishte fakti që ata morën tri pikë të plota ndaj një kundërshtari direkt në luftën për vendin e dytë në grupin kualifikues.

Kevin Kampl – Autori i golit të vetëm, Kevin Kampl, ka theksuar se nuk do e harrojë këtë fitore, për vetë rëndësinë dhe kohën kur u arrit. “Ishte një gol, të cilin nuk do e harroj kurrë. Isha edhe disi me fat që shënova, por më erdhi shumë mirë që i dhashë tri pikët skuadrës. Tani jemi më të qetë dhe shkojmë në Nikosia me dëshirën për të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndaj Shqipërisë ishte tejet e vështirë, pasi ata luanin me topa të gjatë, sidomos në pjesën e dytë, kur na mbyllën në zonën tonë. Megjithatë, ne kishim Handanoviçin, i cili bëri disa pritje spektakolare dhe ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë. Ishte një fitore e rëndësishme dhe më intereson pak nëse nuk bëmë një nga ndeshjet tona më të mira. Objektivi ishte tri pikët dhe në fund ishim ne që dolëm të fituar. Golin ia dedikoj gjyshes sime, e cila erdhi me tren nga Maribori për të më parë dhe kishte edhe ditëlindjen”, – ka pohuar autori i golit.

Branko Iliç – Mbrojtësi i Hapoel Tel Avivit ka theksuar faktin se në disa raste Shqipëria e dominoi takimin. “Janë tri pikë të fituara dhe jo të dhuruara. E di që nuk bëmë ndeshjen më të mirë, por sipas meje ishte e rëndësishme që ndaj Shqipërisë të merrnim pikë të plota. Shqipëria na vuri disa herë në vështirësi dhe kjo ishte normale, pasi ata kanë një skuadër shumë të mirë, por me ndihmën e njëri- Rikthehen koret raciste dhe dhuna në Ballkan. Nuk ka rast më të mirë për serbët sesa ndeshjet ndërmjet fqinjëve për të treguar gjithë vulgaritetin që i ka karakterizuar në të paktën dy dekadat e fundit. Edhe ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë (1-1), e zhvilluar të premten në Beograd, nuk ka qenë aspak “fair-play” nga ana e tifozëve serbë. Tribuna e stadiumit “Marakana” ishte e stërmbushur me flamuj serbë dhe parulla fyese për kroatët, kjo nisur më së shumti nga rivaliteti që kanë pasur dy popujt edhe kur ishin në vesturën e Jugosllavisë. Sipas uebfaqes kroate “index.hr”, përveç parullave, kundër kroatëve janë kënduar edhe këngë fyese, tipike për huliganët serbë, të cilët jo vetëm në Beograd, por edhe në shumë stadiume të tjera të Europës nuk kanë kursyer racizmin karshi fqinjëve (përjashto këtu vetëm malazezët). Por, fyerjeve nuk u kanë shpëtuar as shqiptarët. Nisur nga marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Kroacisë, serbët janë munduar që në këtë rast t’i ofendojnë të dyja këto shtete me thirrjet e tyre raciste. Tifozët serbë disa herë kanë brohoritur “Ubij Hrvata, da Šiptar nema brata! (Mbyte kroatin, që shqiptari të mbetet pa vëlla!)”. Në këtë takim, ku kishte fërkime edhe mes lojtarëve, u dogj flamuri i Kroacisë. Por, djegies nuk i shpëtoi as flamuri i Kosovës. Gjatë kësaj ndeshjeje, njësitë speciale të policisë serbe, disa herë u detyrua të ndërhyjë, pasi në drejtim të fushës u hodhën edhe karrige. Incidentet janë shkruar në procesverbalin e delegatit, vëzhguesit e gjyqtarëve të ndeshjes dhe, me shumë gjasa, ashtu sikundër ka ndodhur edhe më parë, federata serbe do të gjobitet për racizmin në stadiumin e vet. Kujtojmë që edhe më parë serbët kanë djegur flamurin e Kosovës, madje edhe atë shqiptar, çka ka detyruar UEFA-n që të mos kursejë notat e protestës, paralajmërimet dhe gjobat e majme karshi anëtarit të asaj: Federatës Serbe të Futbollit. tjetrit arritëm që të dilnim të fituar nga fusha jonë”, – tha pas ndeshjes Iliç.

Dejan Kelhar – Edhe Kelhar vlerëson faktin se më shumë sesa loja e shpalosur në fushë, ajo çka e kënaq, është rezultati. “E dinim fort mirë që nuk mund ta humbnim këtë ndeshje, nëse do donim që të ishim ende në garë për ‘play-off’. Nga njëra anë kishim shumë presion dhe nga ana tjetër kishim besim se do t’ia dilnim. Trajneri ka dha udhëzimet e duhura dhe në fund arritëm te rezultati që donim. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën ndjemë paksa presionin e shqiptarëve, çka ishte normale, duke qenë se ata donin me patjetër golin e barazimit. Gjithsesi, ditëm si të mbroheshim”, – pohoi mbrojtësi, i cili në përballjen ndaj Shqipërisë zëvendësoi kapitenin Sezar, i pezulluar për kartonë.

Milivoje Novakoviç – Ndërsa sulmuesi veteran theksoi faktin se fitorja ndaj Shqipërisë së De Biazit rrit shpresat e sllovenëve për një vend në “play-off”. “Në pjesën e dytë u tërhoq shumë prapa dhe Shqipëria mund të na kishte ndëshkuar, por ideja ishte që t’i gjenim të papërgatitur dhe t’i kundërsulmonim menjëherë për të mbyllur hesapet. Gjithsesi, e rëndësishme ishte që të merrnim pikë të plota, pavarësisht lojës që bëmë, duke iu referuar gjithnjë edhe kundërshtarit. Kishim të bënim me një skuadër disi të çuditshme, ndaj së cilës nuk është e lehtë të luash futboll. Ata (shqiptarët) bëheshin shumë të rrezikshëm kur luanin me pasime të shpjeta në tokë. Brazili? Duhet të fitojmë në Qipro, që të themi se mund të kapim ‘play-off’-in”, – tha sulmuesi.(Panorama)

Lajme të ngjashme

Back to top button