MASH sqaron zhvillimin e testimit ekstern, asnjë fjalë për grevën e arsimtarëve

MASH dhe Qendra shtetërore për provime nëpërmjet një deklarate infomrojnë se sot në 9.30 minuta ka filluar testimi ekstern për maturantët dhe nxënësve të cilët si vit të fundit kanë vitin e tretë. Në këtë komunikatë nuk përmendet asnjë fjalë për grevën e SASHK-ut.

Sipas informacioneve të raportuara nga vëzhguesit deri në këtë moment testimi ekstern është rumbullakosur në shkollat e mesme në Makedonski Brod, Berovë, Mavrovë – Rostushë. Ndërsa në shkollat e mesme në Shtip, Sveti Nikole, Ilinden, Strugë, Manastir, Krushevë, Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Kriva Pallank, testimi ekstern është në fazën e finalizimit.
Nga MASH për qytetin e Strumnicës, thonë se testimi ekstern është zhvilluar plotësisht në shkollën e mesme “Jane Sandanski” dhe “Nikolla karev”.

Procesi i tetsimit ekstern për verifikimin e njohurive të arritura përfshinë gjithësejtë 20.567 nxënës në 98 shkolla të mesme si dhe verifikimin e objektivitetit të notimit të 3.923 mësimdhënësve në 2.622 lëndë. ky proces ka filluar sot dhe do të mbarojë më 30 janarë ndërsa rezultatet do të dalin më 2 shkurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button