Në cilën shkallë të zhvillimit moral janë profesionistët te ne?!

Duke u orvatur që të vijë në ndonjë dijeni dhe konkluzion rreth çështjeve të moralit, duke studiuar dhe analizuar disa libra të kësaj sfere, erdha në dijeni se: çështja e moralit tek individët zhvillohet me kalimin e kohës, si një aftësi, sikurse që zhvillohen edhe aftësitë e tjera fizike dhe psikike tek individët.

Mirëpo, ku fillojnë këto aftësi që të zhvillohen? Këta aftësi fillojnë të zhvillohen dhe kultivohen që në familje dhe pastaj në rrethin shoqërorë.  Këto aftësi avancohen dhe përkryhen duke i tranuar dhe përsëritur në jetën e përditshme. Sepse, si çdo aftësi tjetër që duhet të trajnohet dhe praktikohet sa më shpesh, e që të vijë në një nivel më të avancuar, ashtu edhe aftësitë morale pa praktikë të përditshme zbehen ose fare nuk zhvillohen më tej.

Të njëjtën gjë e vërteton edhe Lawrence  Kohlberg, I cili këtë zhvillim e rëndit në gjashtë faza: 1. Orientimi kah ndëshkimi dhe bindja, 2. Orientimi I instrumentalizuar dhe relativ, 3. Orientimi  ndaj harmonisë ndër-personale, 4. Orientimi nga Rregulli dhe Ligji, 5. Orientimi nga Kontrata Sociale, 6. Orientimi në Parime Etike Universale.

Nëse analizojmë secilën nga këto  faza do të mund të kuptojmë më së miri se në cilën fazë ndodhet zhvillimi I aftësive tona morale. Sepse çdo individ duhet që të fillojë së pari prej vetes së tij, të cilën e njeh më mirë se çdokush tjetër në shoqëri. Dhe mos të shkojë në analizimin e aftësive morale të shoqërisë, duke e lënë anësh së pari veten e tij, përveç se nëse bëhet fjalë për profesionist të po asaj fushe studimi.

1.Orientimi kah ndëshkimi dhe bindja –  Individi çdoherë është I orientuar nga ndëshkimi dhe bindja. Sepse ai nuk mund që të mendojë se një vepër të cilën e vepron a është e drejtë ose jo e drejtë (e gabuar ), e mirë ose e keqe…Ai nuk e ka këtë sens të zhvilluar ende. Ai nuk mund të mendojë për nevojat dhe dëshirat e të tjerëve. Ai mendon vetëm për veten e tij dhe atë çka ai dëshiron dhe ka nevojë. Kështu që, vepron diçka dhe e sheh pasojën në fund. Nëse pasoja është e keqe atëherë ai nuk e vepron një gjë të tillë. Nëse pasoja është e mirë, atëherë ai vepron ashtu edhe më tej. D.m.th se këtu luan rol të rëndësishëm pasoja dhe jo nevoja dhe dëshira e tjetrit…

2.Orientimi i  instrumentalizuar dhe relativ – Në këtë fazë të zhvillimit të aftësisë morale, individi më kalon në një hap më të avancuar se ai paraprak. Ai më fillon të mendojë për nevojat dhe dëshirat e individit tjetër dhe më pak mendon për pasojat, ndëshkimet. Në këtë fazë individi, në rastin e  ndonjë veprimi do të mendojë së pari për nevojat e tjetrit. A do ta dëmtoj individin me këtë vepër ose jo! Ose nëse bëhet fjalë për ndonjë vepër të mirë, sa do ti vlejë individit në plotësimin e nevojës dhe dëshirës së tij vepra në fjalë. D.m.th kjo fazë e avancon individin që të mendojë për tjetrin dhe më pak të mendojë për atë se çka mund ti ndodhë atij me veprimet e drejta  ose të gabuara, që do të kuptoheshin sipas pasojave që do ti kishte (ndëshkim-vepër e gabuar, e keqe ose shpërblim-vepër e drejtë, e mirë). Këtu kuptohet se edhe të tjerët kkanë nevoja dhe dëshira sikurse edhe ti.

3.Orientimi kah harmonia ndër-personale – Kjo fazë shkon edhe më lartë. Këtu, individi tenton që të kënaqë të tjerët dhe në të njejtën kohë të jetë i mirë në sytë e tyre. D.m.th nëse ai është I mirë në shoqëri, atëherë ai ka bërë ndonjë vepër të mirë. Ndërsa, nëse ai nuk është I mirë atëherë do të thotë që ka bërë ndonjë vepër të keqe ose të gabuar. Këtu çështja e moralit varet nga ajo se çka do të thonë të tjerët në familje ose shoqëri.

4.Orientimi nga Rregulli dhe Ligji – Në këtë fazë të zhvillimit të aftësive morale , individi më është i orientuar nga rregullat dhe ligjet e sistemit shoqërorë në të cilin ai vepron. Ai më të tjerët I sheh si një tërësi në atë sistem shoqërorë. Ai do të llogaritej si një individ I drejtë nëse kishte respektuar rregullat dhe ligjet në shoqëri. Dhe ai po ashtu vlerëson edhe për të tjerët. Për të më kanë rëndësi normat dhe më pak çka do të thonë individët e tjerë për të, cilat janë dëshirat dhe nevojat e të tjerëve dhe aq më pak pasojat me të cilat ai do të ballafaqohej, për të ditur se a ka veprua drejt ose jo…

5.Orientimi nga Kontrata Sociale – Kjo fazë e bën individin që të mendojë pak më shumë dhe të jetë më tolerant ndaj të tjerëve. Ai mendon se çdo gjë është relative, prandaj në këtë fazë të zhvillimit moral ai teton që të gjejë konsensus me të tjerët për të arritur ndonjë qëllim të caktuar. Ai theks të veçantë i vendon tolerancë dhe orvatjes për një marrëveshje sa më të kënaqshme me të tjerët. Në këtë mënyrë ai do të kishte vepruar drejt, për ndryshe do të ishte I gabuar.

6.Orientimi nga Parimet Etike Universale – Kjo fazë është faza e fundit dhe e nivelit më të lartë të zhvillimit të aftësive morale të një individi. Në këtë fazë individi si prioritet I ka parimet etike universal. Parime këto që e detyrojnë individin që të jetë sa më I drejtë dhe sa më I mirë. Këto parime janë: nderi, respekti, ruajtja e dinjitetit të tjetrit, barazia, drejtësia, mirëqenia shoqërore dhe çdo vlerë  e mirë shoqërore. Këta janë kritere të të vepruarit tek individët që janë në këtë fazë të zhvillimit moral.

Mbas shtjellimit të këtyre fazave, studimit dhe analizë ndaj tyre, lind pyetja: Në cilën fazë të zhvillimit moral janë të gjithë ata që janë prindër, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë, profesorë, pedagogë psikologë, mjekë…udhëheqës  shtetërorë, anëtarë partisë politike dhe organizatave jo-qeveritare! Në cilën fazë vallë gjenden të gjithë ata që mbajnë një barrë të madhe përgjegjësie në shoqëri?!

Këta dhe shumë pyetje tjera lindin si rezultat i shumë ngjarjeve që ndodhin në përditshmërinë tonë, shumë debateve dhe polemikave, prurjes së shumë vendimeve dhe ligjeve, mos marrjes së shumë vendimeve në interes shoqërorë etj.

“Morali fillon të zhvillohet që në familje, me  trajtim dhe praktikim të përditshëm, duke vazhduar në shoqëri” Aristoteli

Lajme të ngjashme

Back to top button