SHBA, iPhone e lë prapa rivalin Samsung
Të dhënat e fundit nga CIRP shfaqin një trend shumë të njohur sa i përket numrit të aktivizimeve të telefonave.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014, që përfshin periudhën mes tetorit dhe muajit dhjetor, 50 për qind e telefonave të shitur në SHBA janë të kompanisë Apple, përkatësisht modelet e iPhone.
Modelet e telefonave të Samsung morrën vendin e dytë me 26 për qind të tregut të telefonave të shitur në atë periudhë.
Të dhënat e CIRP gjithashtu tregojnë se telefonat e LG përbëjnë 11 për qind të tregut, nga totali i njësive të shitura për këtë periudhë.
Kompania koreane është përcjell nga Motorola, HTC, Nokia dhe Amazon me 4 për qind, 2 për qind, 2 për qind dhe 1 për qindtë shitjeve, respektivisht.