Egjipt, sfidohet shtetrrethimi

Miliona protestues të cilët ishin mbledhur në mbështetje të presidentit egjiptian Muhamed Mursi sfiduan shtetrrethimin e imponuar nga ushtria, duke organizuar marshime. Këto protesta u mbajtën në mbrëmje, në krahinat e Gizës, dhe Minyas.

Demonstruesit në qytetin e Bani Mazar në provincën egjiptiane Minya thërrisnin parrulla kundër vendimit të 3 korrikut, kur edhe u bë grusht shteti ushtarak që rrëzoi Mursin.

Demonstruesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetin e Kerdasas në Giza për të protestuar kundër sundimit ushtarak.

Marshime të tjera u raportuan në Port Said dhe Hurghada, ku shtetrrethimi nuk ka qenë i imponuar.

Marshimet vijnë si pjesë e një dite të protestave të thirrura nga Aleanca pro-Mursi për Mbrojtjen e legjitimitetit, një koalicion i grupeve kryesisht islamike./ mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button