Intensiteti i reshjeve është zvogëluar

Gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit, intensiteti i reshjeve në Maqedoni është zvogëluar, ndërsa në disa vende tërësisht është ndaluar. Siç kumtoi HPHM, në 24 orët e fundit kanë reshur 62 litra në një metër katrorë në Pozhar, 56 në Kriva Pallankë, 44 në Demir Kapi, 41 në Shtip, 32 në Vinicë, 19 në Gjevgjeli, 15 në Strumicë, 10 në Berovë, 9 në Dojran dhe në Mavrovë, 7 në Gjurishte, 5 në Shkup, Petrovec dhe Kumanovë, 4 në Shkup Zajçev Rid dhe Krushevë, 3 në Ohër dhe në 1 në Dibër, Prilep, Tetovë, Topolçan dhe në Lazaropolë.

Lartësia e shtresës së borës arrin 10 centimetra në Mavrovë. Temperatura e mëngjesit gjithkund ishte mbi zero dhe lëvizte në interval prej 1 deri në 7, përveç në Mavrovë dhe Lazaropolë ku ishte nën zero. Sot do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me të reshura të përkohshme lokale të shiut, vetëm në pjesët më të larta malore do të ketë të reshura të borës. Pasdite do të fryejë erë nga drejtimi verior prej ku ka rrjedhje të ajrit më të ftohtë nga veriu dhe do të ketë ulje graduale të temperaturës së ajrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button