Të trukoni sytë në bazë të formës së tyre

Ja si te trukoni sytë ne baze te formës se tyre duke zgjedhur produktet dhe teknikat e duhura. Qëllimi? Te kamufloni defektet dhe te nxirrni ne pah shikimin.

Objektivat e make up-it zakonisht janë dy: nga njëra ane duhet  te nxirrni ne pah pikat tuaja te forta dhe nga ana tjetër duhet  te kamufloni ndonjë defekt te vogël. Mënyra e grimit duhet te  ndryshoje ne mënyrë natyrale pamjen tuaj. Sot do t’u flasim për  disa mënyra te trukuarit te syve për ti bere me te mëdhenj nëse  është e nevojshme ose me te vegjël. Lexoni se cilat janë  teknikat dhe produktet për te përdorur.

– Sy te vegjël
Objektivi ne këtë rast është ti bëni t’u duken me te mëdhenj  duke përdorur produktet e duhura. Është mire te preferoni tone  sysh ne ngjyrën nude dhe te evitoni konturin e syve me lapsin  klasik te zi duke e zëvendësuar atë me një laps te bardhe apo  perlat për ti dhënë thellësi shikimit. Mund te përdorni edhe një  penel për te zgjatur bishtin e syve dhe një kalim me rimel për  te zgjatur qerpikët.

– Sy te mëdhenj
Kjo është e kundërta për ato qe nuk kane nevoje tu duken sytë me  te mëdhenj shume shpesh objektivi është ti bëni sytë me te
vegjël. Ne këtë rast rruge te lire për ngjyrat e errëta për  lapsin e zi për smokey eyes ne ngjyrat e tymit. Rimeli duhet te  aplikohet ne qerpikët e sipërm duke theksuar me shume ato qe  kane drejtim për jashtë syrit.

– Sy te dalë
Duke përdorur një make up ne mënyrë korrekte do te arrini te kamufloni atë qe juve ju duket si defekt. Tonet e syve për te përdorur ne këtë rast janë dy: një i çelur për ta aplikuar ne harkun e vetullave dhe një ne ngjyre te erret për ta aplikuar dhe sfumuar ne qepallën e sipërme duke e nisur nga brenda syrit me drejtim për jashtë ne mënyrë qe te zgjasë pak sytë. Mund te përdorni edhe penelin e erret për te zgjatur shikimin dhe një laps te zi për pjesën e poshtme te syrit.

– Sy të futur
Ne këtë rast do te ishte mire te përdornit make up-in për te reduktuar thellësinë e qepallave. lapsi ne këtë rast është me mire nëse nuk e përdorni sepse duhet ti jepni me shume gjallëri syve dhe për ta bere këtë është mire te përdorni një tonalitet te çelur te cilin ta sfumoni ne te gjithë qepallën dhe shume rimel për ta përdorur ne qerpikët e poshtëm dhe te sipërm.

Lajme të ngjashme

Back to top button