Edhe Komisioni Evropian reagon për gazetarin Kezharovski
Komisioni Evropian u shpreh se pas burgosjes së gazetarit Tomisllav Kezharovski prej kur thonë se Bashkimi Evropian nga afër ndjek rastin gjyqësor me Kezharovskin, por nuk komentojnë për raste individuale.
Liria e mediave gjerësisht është mbuluar në raportin për progresin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duke theksuar fushat problematike siç është reklamimi i Qeverisë, informimi jo objektiv gjatë kohës së zgjedhjeve, roli i televizionit publik shtetëror dhe shpifjes. E gjithë kjo përskaj zbatimit të ndryshimeve të Ligjit për mediat në fundvitin e 2013. Duke e pasur parasysh nivelin e shqetësimin për të cilin apelojmë edhe jashtë shtetit, por edhe rënia e vazhdueshme e shtetit në të gjitha radhitjet më relevante të lirisë së mediave, thjeshtë nuk është e besueshme të injorohen problemet e identifikuara- deklaroi për “Metën”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Komesari evropian Johans Han me detyrën e bisedimeve paraaderuese më 19 dhe 20 shkurt do të vizitojë Maqedoninë, konfirmuan nga Komisioni Evropian për “Metën”.