Pirja e duhanit është e ndaluar, por jo për të gjithë (FOTO)

Qeveria kohëve të fundit e posaçërisht gjatë festave ka mbyllur shumë objekte hotelierike ose i ka dënuar për shkak të pirjes së duhanit në ambient të mbyllur.

Nga DAP gjatë festave mbyllën shumë kafiteri dhe restorante për shkak se pronarët kanë lejuar që mysafirët të pinë duhan brenda dhe nuk kanë respektuar ligjin.

Në media, zyrtarët qeveritar ndjeheshin krenar me këto aksione, duke deklaruar se ky ligj do të vlejë për të gjithë.

Kjo fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale e tregon të kundërtën.

Pirja e duhanit është e ndaluar, por jo për të gjithë (FOTO)

Në një kafene në Ohër, kumbari i Festës së Ujrave Zhelko Joksimoviq dhe kryetari I Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçevski, të disponuar, as që menduan se Ligji për duhan vlen edhe për ato.

A e ka mbyllur DAP këtë kafeteri dhe sa do të gjobitet pronari dhe sa Joksimoviq dhe Bakraçevski?

Lajme të ngjashme

Back to top button