Ivanov për Ujin e bekuar në Tetovë dhe në Gostivar
Presidenti Gjorge Ivanov do të marrë pjesë në shënimin e festës së madhe ortodokse Uji i bekuar në Tetovë dhe në Gostivar.
Në Tetovë presidenti do të marrë pjesë në meshën në kishën “Shën Cirili e Metodi” me të cilën do të kryesojë ipeshkvi i Tetovës dhe Gostivarit Josif dhe në ceremoninë e hedhjes së kryqit.
Në Gostivar në kishën “Shën Mëria” presidenti i Maqedonisë do të kyçet drejt procesionit që niset nga Kisha drejt urës së lumit Vardar për praninë e aktit të dorëzimit të kryqit të shenjtë.