Borisov: Maqedonia të respektojë parimin e fqinjësisë së mirë

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka theksuar se politika ndaj Maqedonisë mbetet e pandryshuar dhe konstante.

“Jo njëherë kemi deklaruar se përkrahim integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Bullgaria është e gatshme që t’i jap Maqedonisë ndihmën e ekspertëve që të mund të arrijë përparim në rrugën e integrimit. Qartë kemi deklaruar se Maqedonia duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret dhe kushtet për integrim në BE me theks të veçantë parimin e fqinjësisë së mirë”, tha Bojko Borisov.

Bullgaria do të vazhdojë të këmbëngul në domosdoshmërinë e nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, i cili, ashtu siç potencoi, mbetet prioritet themelor.

“Qëndrimi ynë është se marrëveshja nuk do të thotë kurrfarë kërkesa plotësuese ndaj Republikës së Maqedonisë dhe se do të japë fuqi obliguese ­juridike plotësuese në marrëveshjet politike të aritura me deklaratën e kryeministrave të vitit 1999”, tha Borisov.

Ai si shembull pozitiv e citoi bashkëpunimin e të dy vendeve në suaza të programit për bashkëpunim tej kufitar, duke shfaqur shpresë se ajo do të vazhdojë edhe në të  ardhmen. Borisov tha se pret në një deri dy javët e ardhshme të mbahen edhe takime në nivel të lartë mes përfaqësuesve të të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button