Një letër për Egjiptin

Guximi është i madh,dhimbja më e thellë e pena më dridhet në dorë, oj tokë për ty kam mall, o baba po qaj larg teje që smundem të të ndihmoj, o qiell aroma jote më mungon.
Deri kurë vallë? Po kërkoj përgjigje prej vetes dhe prej jush?
Mos jemi brez që na ka prekur pluhuri i injorancës e shkujdesjes?
Duarkryq përmes këtyre fotografive dhe statuseve duam ta çlirojmë?

Gjendja e Egjyptit po shikohet në syrin e analistëve,politikanëve dhe shoqërisë civile aq sa ata dijnë të kontribojnë. Përmes kësaj letre unë i drejtohem një vendi për të qarë gjendjen e tij,një populli për të ndarë dhimbjen bashkarisht,po i drejtohem një të sotme për të kujtuar të ardhmen e premtuar dhe durimin për shpërblimin e merituar.

Keqardhja është shkalla më e ulët e besimit. Vëllezër dhe motra tona për ju jemi krenar,admirojmë qëndrimin tuaj heroik, shpresojmë dhe besojmë në premtimin e Zotit që shembulli i juaj do të ndiqet hap pas hapi tek të gjith. Tash kur ju duket se ju kemi aq larg,nëse e pyesni zemrën tonë ajo do të ju thotë se ju kemi gjithnjë afër e më afër.

Nëse sulmohet feja juaj dhe pragu i shtëpisë suaj,ju luftoni ata.. Kështu ju porositi Allahu i Madhërishëm, dhe ju nuk bëni tjetër ndryshë përveq se realizoni një obligim për të cilin ju pret shpërblim i madh.
Më dhimbsen fëmijët që qosheve të sokaqeve struken me ëndërrat e tyre,që syqelë vdesin më dëshirat e flakura në zemër.. Më dhimbsen bankat shkollore që mbetën të zbrasura e qantat të papërdorura.

Më dhimbsen oxhaqet që mbetën të boshatisur
Po prap duro ti je nënë e fortë,zemra jote nuk dorëzohet dot jo. Sado pluhuri e plumbi të të mbulon trimëria jote këtu nuk mbaron. Jeta të gjithëve na është dhënë dhuratë nga Fuqiploti. Është një udhëtim që shumë shpejt na dërgon në destinacionin e duhur
Do të ndalojmë nëpër shumë stacione të dhimbjes e të gëzimit. Po që se nuk pate zemër të pastër kurrë nuk do të perjetosh lumturinë,..po nuk trokite në derë të varfërisë a thua vallë ç’do të jetë për ty të përjetosh dhimbje..

Edhe pse jam një pikë në këtë hartë të gjakosur,me zemër plotë dhe lotë në sy të them.. DURO EGJIPT ZOTI ËSHTË ME TY!

Emine Haxhiu

Lajme të ngjashme

Back to top button