Vankovska braktis emisionin televiziv (VIDEO)
Profesoresha universitare Biljana Vankovski ka braktisur emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov, pasi ky i fundit gjatë intervistës e pyeti për arsyen e mospjesëmarrjes në debatin për arsimin e lartë, pasi ishte ftuar nga kryeministri Gruevski.
“Nëse ju i besoni Gruevskit, atëherë nuk kam përse të flas me ju”, tha Vankovska dhe kërkoi fikjen e kamerave.
Ajo refuzoi të vazhdonte të fliste, me arsyetimin se “ju i besoni Gruevskit dhe unë nuk kam asnjë arsye të vazhdoj”.
“Ju po i devalvoni studentët”, vazhdoi Vankovska duke iu drejtuar gazetarit Eftov.