“Klubi ELITA” – demant i turpshëm i Komunës Çair

Reagimet nuk kanë të ndalur. “Ne thjeshtë nuk e kuptuam çka demantoi Izet Mexhiti, a i ka thyer dyer e zyreve të shoqatës “Klubi ELITA” apo jo?. Këtë përgjigje ia ka borxh qytetarëve shqiptarë”. Kështu ka reaguar “Klubi ELITA” ndaj demantit të Komunës Çair në lidhje me mbylljen e dyerve të këtij klubi.

Më tej e gjeni reagimin e plotë:

Shikuar nga këndi i shoqatës “Klubi ELITA”, ky demant është i turpshëm për vet faktin që flasin shumçka e nuk thonë asgjë. Siç duket Izet Mexhiti tërë natën ka mbet duke shkruajtur komente me profila të rrejshme dhe të njëjtat gënjeshtra i plason edhe në këtë “demant”.

Objekti i shoqatës “Klubi ELITA” është në pronësi të shoqatës nga 01.05.2007 (që bëjnë më pak se 8 vite e jo 9 siç ka shkruan edhe në komentet e portaleve) deri më 01.05.2017 dhe deri atëherë nuk është e huaj por është pronë dhe zyre e shoqatës për Edukim dhe Arsimim Kulturor “Klubi ELITA”  . Vetëm qyqarët si Izet Mexhiti mundohet të marrin drejtësinë në duar të veta dhe të anashkalojnë sistemin ligjor. Ai lehtë e ka të ushtroj forcë ndaj sektorit civil shqiptar dhe nuk e sheh që komuna e tij është ngulfatur në mbeturina dhe kriminal.

Për të qenë në dijeni qytetarët,  Shoqata “Klubi ELITA” jep informat për punën e saj deri sot:

Brenda këtyre viteve të funksionimit  në kuadër të shoqatës kurset e ndryshme i kanë kryer mbi 1400 nxënës dhe studentë të komunës së Çairit, ndër to edhe fëmijët dhe familjarët e zyrtarëve dhe ministrave të BDI-së, që dëshmon se asnjëherë shoqata jonë nuk është marrë me dallime politike dhe partiake.  Këtë fakt duhet që Izet Mexhiti të mos e harrojë sepse ky fakt ia prish akuzat e tij me të cilën ai merret me shpifje personale ndaj kryetarit të “Klubit ELITA”,  e jo me punën reale të shoqatës.

Brenda këtyre  viteve të funksionimit të shoqatës, janë zhvilluar mbi 700 trbuna, debate dhe ligjërata edukativo arsimore për të dyja gjinitë që dëshmon fakti në ngritje e vetëdijes së qytetarëve të kësaj komune të lënë në haresë të kohës.

Për hir të frikës para Zotit, deklaroj publikisht se asnjëherë deri sot foltorja e shoqatës “Klubi ELITA” nuk është përdorur për qëllime politike për asnjë parti apo lëvizje. Nëse Izet Mexhiti e afron vetëm një fakt në këtë drejtim , ne zyrtarisht do t’i kërkojmë falje publike atij dhe qytetarëve të komunës së Çairit, mirpo nëse ndërkohe nuk e ofron asnjë fakt mbi këtë, do ta konsiderojmë si falje publike prej tij.

Preteksi se , përdorimi i forcës është bërë shkaku i  qëllimeve politike, është farsë që Izet Mexhiti e përdorë, sepse ndryshe  siç duket realiteti  është që ai në bashkëpunim me mafian urbane këtë objekt e ka folur që para shumë viteve, por falë Marrëveshjes ndërmjet atij dhe “Klubit ELITA”, ai këtë deri sot nuk ka mundur ta realizoj edhe pse disa herë ka dërguar letra që ta lëshojmë objektin (gjë që në ditët në vijim do tua dërgojmë edhe mediave), por përpjektet e tij kanë qenë të kota.

Ne e kuptojmë frikën e Izet Mexhitit, por për frikë nuk ka ilaç, e nëse ai ka bërë pazarllëqe me mafian urbane jashta afatit të paraparë (01.05.2017) , këtu nuk mund t’i ndihmojmë sepse ne nuk bëjmë pazarllëqe me pronën dhe investimin e shoqatës “Klubi ELITA”

Për hir të njoftimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve të Maqedonisë, i informojmë që kryetari i “Klubit ELITA”, Skender Rexhepi-Zejdi,  Izet Mexhitit nuk i ka besuar në sinqeritetin e tij as në takimin e parë kur është nënshkruar marrëveshjen (2007), prandaj e kemi sjellur para aktit të kryer që të bëjë Aneks  Marrëveshje dhe ta formuloj marrëveshjen në atë mënyrë ai të mos mundet ta prish të njejten para 01.05.2017. I vetmi organ për prishjen eventuale të kësaj marrëveshje mbetet Gjykata e Shkupit.

Shoqata “Klubi ELITA”, vazhdon të veproj në saje të programeve të parapara, ndërsa  aktiviteti im personal politk është konform të drejtave të mia qytetarë që të shprehi bindjet e mia politike.

kontrata 1

kontrata 2

aneks kontrata

Lajme të ngjashme

Back to top button