Prokuroria ngriti hetime kundër 7 të punësuarve në Drejtorinë për ambient jetësor

Prokuroria themelore publike-Shkup ka urdhëruar Zyrën për krim të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për hetime kundër shtatë të punësuarve për shkak të dyshimeve se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

I pandehuri kryesor si nxitës, dhe të tjerët si bashkëpunëtorë, janë akuzuar për kryerjen e vepër penale të zgjeruar – shpërdorim të pozitës dhe autoritetit, që nga vitit 2009 deri 2013, me qëllim kanë kryer më shumë veprime të ndërlidhura, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie dhe kushte.

Ai me bashkëpunëtorët dyshohet përveç veprave të tjera penale edhe për atë se kanë dhënë leje për përpunim të mbeturinave një operatori për deponi, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button