Skandaloze: 2000 trupa të shqiptarëve janë varrosur pa analizën e ADN-së
Më shumë se 2000 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës janë varrosur me metoda klasike, pa e bërë analizën e ADN-së e cila do të verifikonte se cili është identiteti i atyre personave.
Kryetari i Grupit për Persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ka thënë se në të ardhmen një numër i konsiderueshëm i atyre personave do të zhvarrosen për ta kryer analizën e ADN-së.
“Ata janë varrosur sipas metodës klasike përmes identifikimit të veshmbathjeve, dukjes sa ka mbetur, ndonjë unaze apo diçkaje tjetër që e kanë pasur. Mirëpo prej këtyre metodave jo të gjitha kanë qenë të sakta”, ka thënë Gjetaj.
Sipas tij vetëm në regjionin e Mitrovicës janë rreth 170 persona të cilët janë varrosur sipas metodës klasike.
AI tha se Komisioni i të Pagjeturve po has në vështirësi zhvarrosja e trupave ngase familjarët nuk pranojnë që ti zhvarrosin ata.
Ndërkaq në Kosovë ende figurojnë më shumë se 1600 persona të zhdukur gjatë luftës./Indeksonline/