Shqiptari vret me grushta një maroken

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lucento në Torino dhe kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e të riut që ka humbur jetën më pas.

Një shqiptar dhe një bullgar janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë një të ri nga Maroku në një ngjarje të ndodhur në Torino.

Policia italiane ka bërë të ditur se, 24-vjeçari Said Wahdoud ka humbur jetën rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi është rrahur në mënyrë makrabre.

Për policinë veç dy të arrestuarve janë edhe 4 persona të tjerë në kërkim që i kanë shkaktuar vdekjen marokenit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lucento në Torino dhe kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e të riut që ka humbur jetën më pas.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë qenë 6-7 persona që e kanë sulmuar të riun nga Maroku ndërsa ende nuk dihen motivet.

Nga hetimet paraprake mësohet se është duke u hetuar në lidhje me aktivitetet kriminale të kësaj lagjeje për kontrollimin e prostitucionit dhe të shitjes së drogës.

Lajme të ngjashme

Back to top button