Interesi i vogël i investuesve vendor për Zonat e gjelbra industriale
Zonat e gjelbra industriale të rregulluara me ligj prej para 1,5 viteve, janë mundësi e mirë për investuesit vendor potencial. Tani për tani interesi është shumë i vogël, por kjo mund të ndryshojë, përderisa ndryshimet e paralajmëruara të kornizës juridike sjellin zgjidhje konkrete, në pajtim me kërkesat e ndërmarrjeve, thuhet nga projekti i USAIDit për investime në energjinë e pastër.
“Është e domosdoshme ndryshimet të jenë në drejtim të përcaktimit të saktë kush mund të jetë pronar i zonës, nën cilat kushte mund të hyjnë investitorët dhe nëse do të kenë përfitime siç ofrojnë disa vende nga rajoni dhënia e tokës pa para ose me qira shumë të ulët, mos pagesa e shërbimeve komunale në vitet e para, infrastruktura e bërë…. “tha drejtori i USAIDit Samir Latifi në konferencën e sotme për shtyp në Odën Ekonomike.
Gjatë muajve të ardhshëm do të bëhen analiza komparative me Serbinë, Sllovakinë dhe Danimarkën që të konfirmojnë, theksoi Latifi, praktikën dhe legjislacionin e këtyre vendeve lidhur me çështjen e zonave.
“Faza e dytë do të fokusohet tek ndërmarrjet nga Oda, nëse dhe sa janë ata të interesuar për një lloj investimi të këtillë dhe çka u nevojitet që t’i realizojnë. Duhet bërë llogari me çfarë kushte do të hyjnë dhe çka do të fitojnë”, theksoi drejtori.
Zonat e gjelbra industriale janë vetëm një nga aktivitetet e projektit të USAIDit për investime në energji të pastër, ndërsa zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë.