Fotografi e rrallë: Bajram Curi i vrarë
Fotografi Arben Llapashtica ka botuar një foto të rrallë ku shihet Bajram Curri i vrarë.
“Në këtë foto hasa në arkivin tim edhe është e riemëruar kështu: foto e rrallë Bajram Curri i vrarë të shpella e Dragobisë”, ka shkruar Llapashtica në profilin e tij në Facebook.
Në një intervistë dhënë më herët, Nehat Zherka nga Gjakova flet për gjyshin e tij fotograf dhe negativat e filmave të ruajtur, e ku Ahmet Zherka ka fiksuar në celuloid këto pamje të Bajram Currit.
Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme. /Telegrafi/