Selmani: Krim qyqar kundër lirisë, paqes dhe vëllazërisë mes njerëzve

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar sulmin ndaj javores franceze Sharlie Hedbo.

“Jam i trishtuar nga vrasja makabre e kolegëve të javores franceze Sharlie Hedbo. Krim qyqar kundër lirisë, paqes dhe vëllazërisë mes njerëzve.

Ngushëllime të sinqerta familjeve të gazetarëve të vrarë dhe shpeh solidaritet të fortë me popullin liridashës francez.

Të vrasësh në emër të Zotit nuk është vetëm një përpjkeje qyqare për të arsyetuar krimin, por është përpjekje për të vrarë dashurinë dhe tolerancën në zemrat tona dhe për të na bërë robër të urejtjes dhe përçarjes.

Jeta e kujtdo është e shenjtë sepse është dhuratë e Zotit dhe askush s’ka të drejtë ta shuajë.

Zoti i Plotëfuqishëm në Kuran mallkon vrasësit.

Në Suren El Nisa, ajeti 93 Zoti thotë: Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Ferri, ku qëndron përgjithmonë, Perëndia është i zemëruar me të, dhe e mallkon, dhe ka përgaditur ndëshkim të tmerrshëm.

Zoti dënon fuqishëm vrasjen edhe në Surenë El Maideh, ajeti 32:
Për këtë arsye, ne shpallëm për fëmijët e Izraelit që kushdo që vret ndonjë njeri që nuk ka kryer vrasje ose krime të tmershme, të jetë sikur të ketë vrarë të gjithë njerezit. Dhe kushdo që kursen një jetë, të jetë sikur të ketë kursyer jetët e të gjithë njerëzve”, thotë Selmani

Lajme të ngjashme

Back to top button