Prindër dhe edukatorë!!

Gazali në librin e tij të titulluar Karakteri i Muslimanit, kur e prek çështjen e karakterit të lartë të njeriut thotë “Gjykimi  për shkallën e së mirës dhe shkëlqyeshmërisë së sjelljes  i takon një peshoje që asnjëherë  nuk gabon, e ajo është: karakteri i lartë”, (Muhamed Gazal, Karakteri I Muslimanit, fq.15).

Ai flet për karakterin e lartë të njeriut si gjëja më e shenjtë në jetën e tij. Nga ku ai vlerëson se një njeri me karakter të lartë posedon moral të lartë, shkallë të lartë mirësie dhe virtyte të larta personale si: turpi, nderi, përgjegjësia, ndërgjegjja, drejtësia, bamirësia, dashamirësia etj.

Edhe Abdullah ibën Mubareku  karakterin e lartë e ka veçuar me disa cilësi si: të jeshë fytyrëçelur, të bësh punë të mira dhe të pengosh të keqen. (Transmeton Tirmidhiu në Sunenin tij 4ç363).

Sa pak që flitet për karakterin e lartë të njeriut! Sa pak që i kushtohet rëndësi moralit të lartë të njeriut! Sa pak i kushtohet rëndësi drejtësisë! Sa pak I kushtohet rëndësi fjalës së mirë, të butë e të ëmbël! Sa pak I kushtohet rëndësi të bërit mirë pa mos pasur fije interesi, si rikthim! Sa pak I kushtohet rëndësi buzëqeshjes së sinqertë, që rrjedh nga zemra e shpirti, e nuk është buzëqeshje false, e rreme, vetëm për të përfituar ndonjë gjë (buzëqeshje interesi). Sa pak I kushtohet rëndësi të qenit I dashur, për hir të asaj se je krijesë e njejtë si të gjithë njerëzit e tjerë, dhe se vetëm Një Krijues është mbi të gjithë! Sa pak i kushtohet rëndësi këshillimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja! Sa pak I kushtohet rëndësi këshillimit për durim! Sa pak I kushtohet rëndësi mëshirës ndaj çdo krijese në tokë! Sa pak I kushtohet rëndësi sinqeritetit, nderit dhe turpit!…Sa pak I kushtohet rëndësi edukimit të fëmijëve në këta vlera morale! Sa pak I kushtohet rëndësi ideales, shpirtërores dhe më shumë i kushtohet rëndësi materiales!…

Çdoherë faji i hidhet fëmiut. Ai qortohet dhe ai sulmohet për çdo gabim të cilin ai e bën. Kjo ndodh çuditërisht. Përse të ndodhë kjo?! A nuk janë të vetëdijshëm prindërit për këtë gjë?! Ose nuk janë të edukuar mirë për të kuptuar këto gjëra?! Nëse mendojmë, ndodhen 10% e rasteve, kur prindërit e edukuar mirë të mos mund të kontrollojnë, sjelljet e fëmiut, ose fëmiu i tyre të dalë e kundërta e tyre. Si thonë në popull: prindërit trëndafil por fëmiu i doli therë. Ose prindëri therë ndërsa fëmiu i doli trëndafil. Ose molla ndër mollë bie. Kjo e fundit e cila përputhet me 90% e rasteve, ku fëmiu ti ngjajë prindërit. Përse atëherë të akuzojmë fëmijët për sjelljet e tyre?! Ata vetëm ndjekim modelet e tyre (prindërit). Djali ndjek babanë, ndërsa vajza nënën.

A nuk mendon dikush se familja është qeliza e edukatës. Fëmiu, rrënjët e edukatës së mirë I merr në familjen e tij. Pastaj mbasi rritet dhe shkon në fillore, ai ndjek sjelljet dhe shprehitë e mësuesit, I cili llogaritet si prind I dytë I tij dhe I cili është përgjegjës për  edukimin sa më të mirëfilltë të fëmiut. Atëherë a I shohim fëmijët nëpër rrugë dhe nëpër shkolla se çfarë sjelljesh kanë në mes veti dhe ndaj mësuesve?! Do të pajtoheni se janë në nivel shumë të ulët!  Prandaj faji qëndron tek prindërit fillimisht dhe pastaj tek mësuesit e tyre, dhe jo tek fëmijët dhe nxënësit!

Për këtë shkak, mbasi prindërit kanë humbur ose nuk e kanë pasur shansin që të jenë mirë të edukuar, duhet që të ndjekin edukime ose trajnime të etikës, sjelljes së mirë në familje dhe ndaj fëmijëve. Askush nuk duhet të jetë mendje mbyllur, I izoluar nga edukimi I tij gjatë gjithë jetës. Sepse fundja jeta është mësim, provim dhe ne nuk e  dijmë asnjëherë se kur mund të dështojmë, e që ky dështim të na kushtojë shumë shtrenjtë…

Ndërsa ,sa u përket mësimdhënësve nëpër shkolla fillore deri në shkolla të mesme, edhe ata vullnetarisht ose institucionalisht duhet vazhdimisht të edukohen nga aspekti I etikës dhe mirësjelljes. Sepse ata janë bartësit më të mëdhenj të përgjegjësisë, nëse një nxënës I tyre do të jetë I sjellshëm ose jo, brenda dhe jashtë shkollës, në shoqëri.

Edhe çuditërisht! Vetë prindërit dëgjojnë ose shohin personalisht sjelljet jo etike të mësimdhënësve ndaj fëmijëve të tyre, dhe heshtin nuk reagojnë aspak! Atëherë ku e ke dërguar  fëmiun tënd?! Në institucion edukativo-arsimorë ose në institucion për rehabilitim mental (thënë me keqardhje), ose në burg?! A mund ti bëni këto dallime ?! …

Mendoni pak! Nëse kemi një fëmijëri të edukuar, do të kemi një rini të edukuar, një pleqëri të edukuar dhe më në fund një shoqëri të edukuar. Karakteri I lartë I shoqërisë  zanafillën e ka në karakterin e lartë të çdo familjeje. Nëse kjo familje edukon me karakter të lartë fëmijët, atëherë e gjithë shoqëria do të jetë me karakter të lartë. Atëherë nuk do të kemi frikë për padrejtësi, korrupsion, diskriminim, devijim shoqërorë, sjellje jo etike…Atëherë  shoqëria do të jetë e qetë, tolerante dhe e virtytshme…

Një prindër I pa edukuar me mirësjellje etike nuk mund që të edukojë një fèmijë. Dhe një mësues I pa edukuar me mirësjellje etike nuk mund të edukojë një nxënës!

Ndërsa, tek ne të gjithë u bënë edukatorë!

Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë” Muhamedi s.a.ë.s

Lajme të ngjashme

Back to top button