Paralajmërohen protesta të reja në Egjipt, policia ka udhër ti qëllojë

Rritet nga ora në orë bilanci i viktimave të përleshjeve në Egjipt. Sipas të dhënave të fundit numri zyrtar i viktimave është 638, mes të cilëve mbi 40 janë policë. Ndërkaq numri i të plagosurve raportohet të jetë rreth 3500. Por të dhënat janë kundërthënëse, pasi burime joqeveritare flasin për të paktën 700 viktima. 

Sipas BBC, sot pas fajles së xhumasë pritet të të rinisin protestat pro-Morsi.

Vëllazëria Muslimane vazhdon të këmbëngulë se shifrat e përleshjeve të ditëve të fundit arrijnë në 4500 viktima. “Rabaa- sheshi pro- Morsi i boshatisur të mërkurën në Kajro nga ushtria egjiptiane- është Tianmeni ynë”- shkruan në Twitter zëdhënësi i Vëllazërisë Muslimane Gehad El-Haddad.

Beteja e shifrave vijon edhe pas armëpushimit që pas orës 21:00 të së mërkurës ka ulur tensionin e përleshjet mes manifestuesve e forcave të policisë.

Për më tepër, Ministria e Brendshme ka autorizuar policinë dhe ushtrinë të qëllojnë këdo që tenton të sulmojë forcat e sigurisë apo ndërtesat strategjike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button