Fillon asfaltimi i rrugës Lubosh- Batincë

Në mënyrë solemne kreu i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki përuroi fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës nga fshati Lubosh deri në qendër të fshatit Batincë. Kjo rrugë është me gjatësi prej 1 km, ndërsa mjetet për asfaltimin e saj janë siguar nga buxheti i Komunës së Studeniçanit.

Siç bëjnë të ditur nga kjo komunë kjo do të jetë faza e parë e asfaltimit të rrugës me çka në fazaën e dytë do të përfshihet edhe asfaltimi i rrugës nga qendra e fshatit Batincë deri në fund të fshatit, rrugë kjo që po ashtu është në gjatësi prej 1 km2. 

“Jemi këtu për të përuruar fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës. Gjatësia e kësaj rruge është 1 km, kurse si projekt është i ndarë në dy faza. Faza e parë përfshinë asfaltimin e rrugës që po e përurojmë, ndërsa në fazën e dytë do të asfaltohet edhe 1 km rrugë nga qendra e fshatit Batincë deri në fund të fshatit. Mjetet për asfaltimin e kësaj rruge janë siguruar nga buxheti i Komunës tonë”, tha kryetari i Komunës së Studenianti, Azem Sadiki para banorëve të Luboshit dhe Batincës.

Të pranishëm në shënimin e punimeve për asfaltimin e kësaj rruge ishin Qenan Imeri kryetar i Këshillit Komunal të Studeniçanit dhe Sami Rushidi drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Studeniçan”.

Lajme të ngjashme

Back to top button