Rita Ora blen vilë në Ulqin, tërheq më shumë turist

Duket se udhëtimi i saj drejt Ulqinit nuk ishte vetëm për plazh. Bëhet e ditur se shqiptarja me famë botërore Rita Ora e cila këto ditë është parë duke pushuar në plazhet e bukura të qytetit të Ulqinit, në afërsi të lumit Buna ka blerë një shtëpi pushimi.

Ky lajm është bërë i ditur nga burime të medieve malazeze. Ndërkaq nga i njëjti burim thuhet se familja e këngëtares pushimet tash e sa kohë i kalojnë në këtë oazë të Malit të Zi.

Besohet se blerja e kësaj vile nga këngëtarja do të tërheq këtë të fundit që vitet e ardhshme edhe ajo të bëhet pushuese e rregullt në bregdetin e Ulqinit.

Lajme të ngjashme

Back to top button