Mbyllen 13 lokale dhe restorante të njohura në Shkup
Drejtoria e të Ardhurave Publike mbylli përkohësisht 13 lokale dhe restorante të njohura në Shkup.
Aksioni i DAPit u realizua mbrëmë me asistencën e Policisë dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Lokalet, përveçse janë dënuar me gjoba të larta, do të qëndrojnë mbyllur për disa ditë. Një pjesë e tyre janë mbyllur për një afat prej 30 ditësh.