Turqi, një gazetare e njohur arrestohet pas një mesazhi në twitter

Një gazetare televizioni mjaft e njohur në Turqi, Sedef Kabash, u arrestua pasi kishte shkruar një mesazh në tweeter, njoftoi sot gazeta e përditshme turke ”Hurriyet”.
Në mesazhin e saj, gazetarja kishte shkruar që të mos harrohej emri i gjyqtarit që dhjetorin e kaluar kishte arkivuar rastet e korrupsionit të ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisë turke.

Kabashi u arrestua sot në shtëpinë e saj në Stamboll dhe gjatë kontrollit policia i sekuestroi një tablet, një kompjuter dhe telefonin celular.

Sipas një klasifikimi të Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Turqia e presidentit Recep Tayyip Erdogan është vendi me numrin më të madh në botë të gazetarëve të burgosur./ a.jor.

Lajme të ngjashme

Back to top button