Ndërrimi i viteve, shumë fëmijë me ëndrra të thyera pranë tryezave të varfëra

Nata e ndërrimit të mot moteve, për shumicën e qytetarëve është shndërrua në një festë që preferohet më shumë të kalohet në gjirin familjar. Prenotimet nëpër ahengjet festive që organizohen nëpër restorante të ndryshme, nga viti në vit bëhen më pak të preferuara për qytetarët. Disa thonë se nuk mund të përballojnë koston e lartë që ofrohet, ndërsa shumica e konsiderojnë natën e ndërrimit të mot moteve si një moment për të qenë të bashkuar me familjarët.

Prenotimet për jashtë shtetit, thuajse janë të papërfillshme, pronarë të disa agjencive thonë se bazuar nga përvoja e viteve të kaluara, nuk i kanë dhënë rëndësi aranzhmaneve për jashtë shtetit për shkak të kërkesës shumë të ulët. Edhe ato pak prenotime të aranzhmaneve, bëhen nëpërmjet agjencive më të mëdha të Shkupit. Kapacitete hotelirike ofrojnë mundësi më të mëdha se që është kërkesa. Mjafton që të vendosësh vetëm pak orë para fillimit të natës së vitit të ri për të pasur një vend të lirë thuajse në të gjitha restorantet.

Jo për të gjithë ndërrimi i mot moteve përbënë qoftë edhe një festë modeste. Shumë familjarë nuk do të jenë në gjendje që të plotësojnë atmosferën festive fëmijëve të tyre. Lulzim Ramadani, thotë se nuk ndien gjë për këtë festë pas një viti që nuk solli asgjë të mirë. Si pasojë e kësaj thotë ai, ky vit i ri do të jetë një festë e varfër edhe për fëmijët e tij.

Fund viti i pushimeve i gjen shumë familje të bashkuar edhe me mërgimtarët, një natë festive për familjarët e bashkuar rreth oxhakut konsiderohet mënyra më e mirë për të kaluar së bashku.

Nizamedin Zylbeari, një mërgimtarë nga Zvicra, thotë se ka shfrytëzuar pushimet e fund viti për të qenë së bashku me familjen. Ai thotë se nata e ndërrimit të mot moteve është një pretekst i mirë për ta bërë më të bukur qëndrimin në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button