Fakultete pa kushtet elementare për punë hulumtuese dhe shkencore

Profesorët vlerësojnë se kushtet bazë për funksionimin e fakulteteve nuk janë siguruar dhe është rëndë që të vlerësohet puna e kuadrit mësimdhënës.  Pas shembullit të studentëve profesorët formuan Plenumin e tyre të cilën kryeministri Gruevski e konsideroi se formimi i këtij Plenumi është motivuar nga ndryshimet ligjore.

“Nevojat elementare për punë normale nuk janë të plotësuara, duke u nisur prej aty se ne para disa ditëve funksionuam në amfiteatri të ftohta, d.m.th. ministria po vonon me pagesën e ngrohjes, ndërsa fakultetet duhet që ti mbulojnë shpenzimet për kamata ndaj kompanive që sigurojnë energji për ngrohje. Puna e dytë është materiali i zyrës të cilin të gjithë ne e sjellim prej në shtëpi, prej printerëve, letrave, CD-ve për studentët”, deklaroi profesoresha Gordana Popsimonova.

Igor Trajkovski professor I fakultetit për teknologji informatike, thotë se është rëndë që të bëhet hulumtim në fakultet për shkak se fakultetet ende nuk kanë infrastrukturë.

“Është bërë fakulteti ndërsa nuk ka ndërtesë dhe hapësira. Një pjesë e madhe e të punësuarve nuk kanë zyra, kabinete”, thotë Trаjkovski.

Trajkovski, thotë se problem tjetër është ajo se kemi shumë student për të cilët duhet kohë për përgatitje.

Lajme të ngjashme

Back to top button