Arsimtarët ngarkohen me përgjegjësi të reja, për Nora Alitin po ndodh revolucioni?!

Deputetja e BDI-së, Nora  Aliti, gjatë fjalimit të saj në parlament, ka theksuar se në këto momente po ndodh revolucion ne arsim dhe sipas saj këtë duhet ta çojmë deri në fund.

“Ky proces duhet të përkrahet sepse ardhmëria u takon atyre që do të kenë dije. Reformat në arsim do të sjellin më shumë kualitet dhe dije”, tha Nora Aliti.

Në këto momente është duke u zhvilluar seanca e 29 e parlamentit  ku deputetët njëzëri votuan për propozim Ligjin për akademinë e arsimtarëve.

Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, i paralajmëroi këto propozime si Ligje që do të jenë në funksion të kualitetit të arsimit.

Sipas propozim Ligjit të ri, që të licencohen arsimtarët duhet që të kryejnë ushtrime dhe ën fund t’i nënshtrohen provimit.  Do të themelohet institucioni i ri – Akademia ku që do të mbajë ushtrime, marrjen e licencave për mësues në shkollat publike dhe private në vend.

“Qëllimi kryesor i këtyre ushtrimeve do të jetë përvetësimi i mjeshtërive të mësimit interaktiv. Pjesa praktik e  ushtrimeve do të realizohet nëpër shkolla të ndryshme rurale dhe urbane me qëllim mësuesit e ardhshëm të përgatiten për sfidat e reja”, tha Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ku e din Nora, se çka èshtè arsimi!?
    Po bre, duhet tè jesh i arsimuar, qè tè bèjsh keahasim!!!!

  2. Se po ndodh revolucion as un nuk pajtohem,a sa per e arsimuar,pak ma me kujdes tetova.Kjo nuk eshte Abdilhabdalli,edhepse me deshpron se i permban ndryshimet per arsimin e larte ajo eshte nder te rallat me nivelin e arsimimit.Perndryshe reformat jane te domosdoshme por jo pa angazhimin direkt te atyre per te cilet vlen ky ligj me se shumti.

  3. a marrë parasysh fjalimet e kujtdo nga ana e politikanëve që japin deklarata të ndryshme nga sfera e arsimit, jam dakord që të bëhen reforma – mirëpo reformat e deritanishme që u bënë e na prunë në këtë gjendje ku jemi, të gjithë e dimë dhe pasojat që po i vuajmë nga ato reforma të përparshme, shkaku se për të bërë një reformë në arsim duhet studjuar me vite të tëra tereni – se e dimë se prej periodës së demokracisë dhe në emër të demokracisë për reforma të arsimit qe më shumë se njëzet vite e dimë çfarë pasoja na lanë. Vetëm një shembull me reformën aq pompoze për projektin hap pas hapi ku na i sakatosën e masakruan shumë gjenerata njerëzit e njejtë që i mbajtën trajnimet – po të njejtit na thanë se projekti tërhiqet se nuk ka sukses shkaku i kushteve që ka shteti ynë, dhe për këtë terror të fëmijëve tanë askush nuk dha përgjegjësi – e shumë projekte tjera të pasuksesëshme. Për reforma në arsim duhet më së pari të konsultohen punonjësit e arsimit, që janë të përfshirë direkt me procesin arsimor, si problem tjetër po duam të bëjmë reforma – se gjoja se mësimdhënësit nuk na qenkan të enjë dhe në nivelin e duhur – nuk di se si erdhën në këtë pëtrfundin këta zotërinj, a i kanë konsultuar mësimdhënësit dhe psikologët dhe pedagogët për këtë përfundim.
    për reforma po i quajnë këta zotërinj kur për ushtarët partiak se si ti punësojnë filluan dhe na i bënë nga 15 – lëndë mësimore te nxënësit e klasës së nëntë – te filloristët, në disa shkolla të mesme profesionale ka më së paku pesë apo gjashtë lëndë që nuk ju hynë në profesionin për cilin janë përcaktuar ata nxënës etj etj.
    Por edhe problemi kryesor është te planprogramet (Korikulat- si po i quajnë me reformat e reja), se ato duhen të reduktohen në masë të madhe, se janë të stërngarkuara – me një fjalë te ne nxënësi mëson horizontalisht, kurse te shtetet e përparuara mësohet vertikalisht, poër ate te ne paraqiten persona, profesorë dhe analistë e sidomos politikanë që në çdo degë të jetësa janë ekperta për gjithqka, ende qe shumë vjet nuk dëgjova ndonjë politikan të përgjigjet në ndonjë pyetje të thotë se ky nuk është[ drejtimi im dhe nuk mund të përgjigjem në[ këtë pyetje, por të gjitha i dinë, pasi kemi asi lloj të politikanëve e njerëzve që i dinë të gjitha se di pse nuk po përparojmë e të jemi më të mirët në rruzullin toksorë.etj…………

  4. Sa ditë i ka punë me ditarë në dorë kjo që po na flet për reforma në arsim! A janë more kto njerëz të vetëdijshëm se ekipi që duhet bërë reforma duhet të ketë pëtvojë, e jo të punojnë me ekip i cili ka qenë dhe është i korruptuar, të cilët kanë shitur provimet e tyre.

  5. Jo qe dua ta mberoj tezen e deputetes Nora Aliti me qe flete nje stil te lart,por ka te drejt kjo deputetje me qe duhet te ket ndryshime mjafet me me shkolla jo profesionale si p.sh shkolle tekstile,ekonomike,te mjeksise ku nuk kan baze per aresim ne perjashtim te Gjimnazit ku deri diku ka baze dhe brenda disa viteve kinse diplomojn pa as nje ore praktike dhe behen mesusese.
    Une kam qen gjenerata e fundit e shkollese Normale ne Shkup.Por ne ate kohe kishte provime pranuese me shkrim dhe me goje,si dhe pa tjeter te dish nje instrument muzikor dhe ne se e jep provimin pranohesh ne shkollen e meseme Normale ne “Zef Lush Marku”Dhe ate prej vitit te trete fillon ora praktike në çdo jave duke mbajtur çdo nxenese ku ne te tjeret e ndjekshim se si eshte ne gjengje te mbaje nje ore prakrike ne shkollen Liria,Vellezerimi dhe ne shkolla tjera shqipe.Por kishim Profesor Shume te pregaditur,sikur qe ishine Haxhi Fida,Murat Murati Gani Skuka,Xhevat Gega dhe shume te tjere.Dhe pasi embaron maturen i nenshtroheshim provimeve,per te diplomuar dhe ate duke i dhen psikologjit te kl se tret dhe te kateret si dhe pedagogjin metodiken dhe temen qe ta ka dhen profesoti i nje lende.Me komisin tre anetaresh.Ne fillim me shkrim e pastaj me goje.Tema kishte mbi 30 faqe dhe ate pa tjeter ta shkruejsh me makin dore.e Kjo ishte shkolle profesionale per mesues te grupit klasor.Pastaj Vazhdonim shkollimin me te lart qe quhej shkolla e laret pedagogjike qofet ne Shkup a po Prishtine,dhe brenda dy viteve.dhe atje ishte e njejta procedur e pasi i jepnim provimet Diplomonim dhe mershim titulin Arsimtar i ciklit te ulet.ka qen viti i fundit 1972/1973.Dhe per fat te keq u mbylle.Prandaj une shume shpesh kam then se pa shkolle profesionale nuk ka mesues.Tash erdhi koha qe te filloj per seri, ndoshta dikush do te me keq kupetoj ose ofendoj por ky eshte realiteti .Do te tregoj koha……Respekt.dhe kerkoj ndjese per ndonje gabim ju flm…per mirekupetim…….!!

Back to top button