Fazë e verdhë paralajmëruese me temperatura të ulta në tre rajone

Në tre rajone në Maqedoni sot priten temperatura më të ulta të cilat e definojnë fazën e verdhë, gjegjësisht paralajmëruese, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë duke iu referuar meteo­alarmit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

“Bëhet fjalë për tre rajonet vijuese: Ohër ­ Prespë, Pollog ­ Poreçe dhe Osogovë ­ Maleshevë, ndërsa në varshmëri nga rajoni temperaturat do të lëvizin në intervalin vijues: nga ­ 10 deri ­ 17 gradë Celsius, posaçërisht në orët e mëngjesit”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Temperatura të ulta në këto rajone priten deri në fund të javës.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se qytetarët nga i gjithë shteti, ndërsa posaçërisht nga  qytetet Tetovë, Gostivar, Dibër, Ohër, Strugë, Resnjë, Berovë… duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e ulta, siç janë: mbajtja e veshjes së ngrohtë dhe mbathje adekuate për borë ose akull, konsumim i rregullt i pijeve të nxehta, evitim të qëndrimit më të gjatë në të hapur përveç se nëse nuk e domosdoshme, so dhe lëvizje të kujdesshme nëpër sipërfaqe rrëshqitëse.

“Në pajtueshmëri me rekomandimet, posaçërisht duhet të kenë kujdes kategoritë e rrezikuara të popullsisë, siç janë më të moshuarit dhe persona e sëmurë kronik, të cilët krahas respektimit të rekomandimeve të përgjithshme, duhet edhe rregullisht ta marrin terapinë e caktuar”, thuhet në kumtesën e MSH­së.

Informata të hollësishme për paraqitjen e valëve të të ftohtit vazhdimisht janë qasëse në uebfaqen http://www.studenibranovi.mk/.

Lajme të ngjashme

Back to top button