Dimitrov: Komitët janë grup pro-serb që sulmon bullgarë

Drejtori i Muzeut për histori nacionale të Bullgarisë, kontraverzi Bozhidar Dimitrov, në një intervistë për Agjeninë gazetareske bullgare Fokus, ndeshjen miqësore të futbollit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë që duhet të luhet sonte, e quajti “ndeshje në ligën shtetërore të kombit bullgar”.

Në një deklaratë për Fokus-in, Dimitrovi thotë se kombi bullgar për momentin është i ndarë me kufi.

Grupin e tifozëve “Komiti” ai e përshkruan si pro-serb, që shpesh sulmon bullgarë “kur mblidhen për ta nderuar revolucionaren Mara Buneva”.

Dimitrov theksoi se rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk është me rëndësi, sepse bëhet fjalë për ndehsje miqësore, por është i bindur në fitoren e Bullgarisë sepse ekipi bullgar për momentin është shumë më superiror se sa ekipi i Maqedonisë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button