Moti i keq paralizon Maqedoninë, Qeveria formon shtabin e krizës

Në një mbledhje urgjente nga mbrëmë kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka shpallur gjendje  të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq që kaploi sot Maqedoninë dhe gjithë Ballkanin. Shtabi i krizës duhet ti organizojë institucionet për zhbllokim të rrugëve dhe rregullimin e sistemit të energjisë.

Përveç nga reshjet e borës, janë bllokuar disa rrugë për shkak të aksidenteve në komunikacion.

Për shkak të defekteve të MEPSO pa energji elektrike mbetën banorët e Dibrës, Ohrit dhe Strugës.

“Në rrjetin e EVN-së janë paraqitur defekte për shkak të motit të keq në Koçani, Resnjë, si dhe në disa fshatra të Kumanovës, Prilepit, Shkupit dhe Manastirit. Ekipet tona janë në teren dhe rregullojnë sistemin çdokund ku rrugët janë të kalueshme”, thonë nga EVN.

Nga MEPSO informuan se ekipet e tyre janë në teren dhe punojnë në lokalizimin e defektit.

Për shkak të reshjeve të borës janë anuluar disa fluturimet dhe aterrimet në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button