Në ndërprerje qarkullimi në aksin Kërçovë-­Ohër, anulohen disa fluturime

Komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore në Maqedoni mbrëmë u zhvillua me vështirësi dhe në kushte dimri dhe me mbetje të mëdha të borës, njofton LAMM. Në ndërprerje për të gjitha automjetet është komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë­Ohër përmes kalimit malor Presekë, ndërsa akset rrugore Shkup­Veles dhe Veles­Katllanovë është i vështirësuar dhe i ngadalësuar në kolonë të gjatë.

Për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Tetovë ­ Kodra e Diellit, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Strugë ­ v.k.Qafëthanë, në kalimet malore Strazhë dhe në aksin rrugor Bukovë dhe Gjavatë.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese ka edhe në akset rajonale Tetovë­Bërvenicë­ Çegran­Gostivar, Saraj­Tetovë, Tetovë­Pirrok­Gostivar, Tearcë­Jegunoc­Radushë dhe Zhelinë­ Jegunoc. Në aksin rrugor Tetovë ­ Jazhincë është e obligueshme përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve. Në aksin rrugor Vratnicë ­ Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme dhe mbetjeve të borës në korsi, nuk rekomandohet lëvizje e automjeteve të rënda transportuese.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga aeroporti i Shkupit mëngjesin e sotëm janë realizuar fluturime drejt Romës dhe drejt Zagrebit.

Janë anuluar fluturimet për në Paris, Bergamo, Stamboll, Bazel dhe Këln.

Lajme të ngjashme

Back to top button