Vazhdon të rritet numri i të vrarëve në Egjipt, ndiqni situatën në çdo moment – LIVE

UPDATE:

19.00- Zëvendës presidenti egjiptian, laureati i çmimit Nobel, Mohamed ElBaradei, ka dhënë dorëheqje përmes një letre që ja ka dërguar presidentit të përkohshëm të Egjiptit.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP e cila raporton se e ka parë letrën, shkruan se dorëheqja është bërë pasi shumë njerëz u vranë gjatë përpjekjeve të forcave të rendit që të shpërndajnë protestat e përkrahësve të liderit islamik, Muhammad 
Morsi që u hoq nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik.

“Është bërë shumë e vështirë që të vazhdohet mbajtja e përgjegjësisë për vendime me të cilat unë nuk pajtohem dhe për pasojat e së cilës kam frikë”, ka shkruar në letrën e dorëheqjës, ElBaradei.

Ai ka thënë se ndërgjegja e tij është trazuar për shkak të humbjes së jetërave të njerëzve “sidomos pasi unë kam besuar se këto humbje ka qenë e mundur të evitohen”.

“Fatkeqësisht ata që përfitojnë nga ajo që ndodhi sot janë ata që bëjnë thirrje për dhunë dhe terrori, grupet ekstremiste”, ka thënë ai.

18.15-Bilanci i vitkimave supozohet se është tragjik, të paktën Vëllazëria Myslimane pretendon se ka të dhëna që tregojnë për 2200 të vdekur dhe rreth 10 mijë të plagosur në protestat që kanë përfshirë Egjiptin. Vetëm ditën e sotme kanë vdekur të paktën 124 manifestues pas operacionit policor për të shpërndarë dy manifestime të përkrahësve të presidentit të larguar Mohamed Morsi në Kajro. Për këtë arsye presidenca egjiptiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në të gjithë vendin. Madje ajo ka urdhëruar forcat e armatosura që të ndihmojnë Ministrinë e Brendshme në vendosjen e sigurisë në vend.

14:15 – Zëdhënësi i Vëllazërisë muslimane, Xhiihad el-Haddad, në profilin e tij në Twitter ka shkruar se ka mbi 600 të vrarë.

“Janë konfirmuar mbi 600 të vdekur. Kufomat akoma arrijnë. Allahu e shpëtoftë Egjiptin”, ka shkruar el-Haddad në Twitter

12:40 – Mbi 300 te vrare dhe 880 te plagosur, raporte nga sheshi Rabia Al Adewije.

12:00 – Ushtria egjiptiane hapi zjarr sërish mbi mbështetësit e presidentit Muhamed Mursi të cilët ishin duke u përpjekur që të bashkohen në një kamp proteste në Kajro.

Grupi u sulmua nga forcat e sigurisë tha një dëshmitar për Reuters. Gazetari i Reuters tha se rreth 20 persona ishin qëlluar në këmbë nga ushtarët. Ndërkohë mbështetësit e Mursit u bllokuan nga forcat e sigurisë, dhe qindra persona raportohet të jenë arrestuar.

Më poshtë e keni VIDEO-n, e cila transmeton LIVE se çka ndodhë në Egjipt …

___________________________________
Thuhet se mbi 200 persona janë vrarë në Egjipt kur forcat e sigurisë vendosën që të spastrojnë dy kampe ku ishin vendosur mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Mohammed Morsi.

Protestuesit ishin ngujuar në kampe, rrethuar nga barrikada, por ushtria vendosi të ndërhyjë, e ndihmuar nga blinda dhe buldozerë.

Plani i ushtrisë për të shpërndarë këtë protestë duket se do thellojë akoma më shumë krizën politike në Egjipt.

Ushtria u ndihmua në këtë aksion nga helikopterët.

Vëllazëria Myslimane thotë se janë vrarë 250 persona deri më tani, ndërsa janë plagosur 5 mijë të tjerë.

Policia ka nisur nga ana tjetër një aksion për të arrestuar liderët e Vëllazërisë Myslimane.

Egjipti u zhyt në krizë sërish që kur ushtria vendosi të marrë kontrollin e vendit duke rrëzuar nga pushteti presidentin Morsi.

Pas marrjes së pushtetit, Morsi u akuzua se po krijonte një shtet me natyrë fetare.

Kjo bëri që miliona njerëz të dalin në rrugë në protestë.

Ushtria ndërhyri për të shmangur një konflikt civil, por gjërat nuk u qetësuan dhe vendi sërish rrezikon një konflikt të tillë./ep

2

3

4

5

Lajme të ngjashme

Back to top button