Tetovë, bredhi i një artisti gjithçka për zbukurim, komuna nuk ndanë asnjë denarë

Tetova është qyteti më pak i dekoruar për festën e vitit të ri. Komuna këtë vit nuk ka ndarë para për dekorimin e qytetit.

10403595_617961461641584_3126652169845118086_n (1) (Custom)

Fëmijët mund t’i gëzohen një bredhi që është ndërtuar me vetiniciativë dhe për këtë vit nuk do të mund të shijojnë magjinë dritave të preferuara për ta.

Zëdhënësja e komunës së Tetovës, Lume Hyesini, thotë për Portalb se këtë vit komuna nuk ka ndarë mjete për zbukurimin e qytetit për shkak se këtë vit me vetë iniciativë artisti Dashmir Aliti ka ndërtuar një bredh të madh në qendër të qytetit.

10478199_617961621641568_1144915976877260317_n (Custom)

Prindërit me fëmijët e tyre rrotullohen rreth këtij bredhi, por kjo është e pamjaftueshme për një zbukurim më të denjë të qytetit. Shumica e prindërve, thonë se me fëmijët e tyre udhëtojnë për në Shkup për të kënaqur fëmijët e tyre që dëshirojnë të shohin më shumë zbukurime me rastin e vitit të ri.

10411159_617961491641581_8904934136960586315_n (Custom)

Njëri nga prindërit, Blerim Veliu, thotë se qyteti i Tetovës duket i zymtë deh askush nuk ka interes më për këtë qytet. “Sa mund t’i kushtojë komunës të ndajë më shumë mjete për ta bërë më të bukur qytetin. Fëmijët kanë nevojë për këtë” thotë Blerimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button